UEFA nuk fal sjelljen e tifozëve, 150 mijë € gjobë dhe mbyllje stadiumi për Kroacinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka gjobitur Kroacinë për sjelljen e gabuar të tifozëve në duelet e “Final Four” në Nations League. Kombëtarja ballkanike mposhti Holandën, por dështoi në finalen e madhe përballë Spanjës.

Të cilën e humbi me penallti. Shumë tifozë kroatë mbështetën djemtë e Dalic në duelet e luajtur në Holandë. Duke “pushtuar” stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

Pavarësisht pasionit të madh, ata e tepruan me veprimet e tyre në finale. Me anë të një komunikate zyrtare, qeveria europiane e futbollit ka njoftuar masat e marra ndaj Federatës Kroate të Futbollit.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, urdhëron Federatën Kroate të Futbollit të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi, të vlefshme për një kompeticion të UEFA-s, me dyer të mbyllura.

Për më tepër, ajo ndalon Federatën Kroate të Futbollit që t’u shesë bileta tifozëve për ndeshjen e saj të radhës jashtë vendit në garat e UEFA-s.

Dhe gjobit Federatën Kroate të Futbollit me 70,000 € për sjellje diskriminuese nga tifozët e saj. Plus një gjobë prej 45,000 € për ndezjen e mjeteve piroteknike dhe 35,000 të tjera për hedhjen e sendeve në fushë”, thekson UEFA.

Dueli Kroaci-Letoni (8 shtator), i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024 – grupi D – do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Ndërkohë që këta të fundit nuk do të lejohen të mbështetin skuadrën e zemrës në transfertën e tri ditëve më vonë në Armeni.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV