Rimëkëmbja e udhëtimeve do të nxisë ekonominë globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti parashikimin për ekonominë globale këtë vit, në 3%.

Përmirësimi prej 0.2% nga parashikimi i prillit, u nxit pjesërisht nga rritja e udhëtimeve pas pandemisë.

Një treg i fuqishëm i punës dhe sektori i shërbimeve, u përfshi gjithashtu në rritjen e parashikuar.

Por, rritja e çmimeve të konsumit dhe normat më të larta të interesit, mbeten rreziqe në vendet e zhvilluara, tha FMN.

Rimëkëmbja delikate ekonomike e Kinës, ishte gjithashtu ndër rreziqet më të mëdha në horizont.

Kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas tha se rimëkëmbja nga pandemia ka ende ndikim.

Ai tha se në tre muajt e parë të 2023, kishte një “rezistencë të fortë” në kërkesën për shërbime, daljet jashtë shtetit dhe udhëtime dhe turizëm.

“Ato vende, që janë destinacione turistike, kanë performuar relativisht mirë. Ato vende, që janë më shumë qendra prodhuese, kanë performuar ndoshta pak më pak,” shtoi zoti Gourinchas.

Shifrat e fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, tregojnë se në muajin maj, trafiku ajror global vazhdoi rimëkëmbjen, duke arritur në 96.1% të niveleve para Covid.

Megjithatë, FMN thotë se ka hapësirë të kufizuar për rimëkëmbje të mëtejshme në ekonomitë e varura nga turizmi në Europën Jugore, disa prej të cilave janë dëmtuar rëndë nga zjarret.

Të ashtuquajturat ekonomi në zhvillim si Kina dhe India, do të shohin rritjen më të shpejtë këtë vit, pasi ekonomitë e përparuara, duke përfshirë Europën dhe Shtetet e Bashkuara, rriten me një ritëm më të ngadaltë.

Mbretëria e Bashkuar ka pasur një nga përmirësimet më të mëdha të rritjes, që nga parashikimet e fundit në prill, me FMN që rikonfirmoi pritjet e majit për rritje prej 0.4%, në vend të një rënie prej 0.3%.

Lexo edhe :  Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

FMN tha se kjo reflektonte rënien e “konsumit dhe investimeve më të forta se sa pritej nga efektet e besimit të rënies së çmimeve të energjisë” dhe “pasigurisë më të ulët pas Brexit”.

Megjithatë, ajo e lë rritjen e Mbretërisë së Bashkuar, si të dytën më të ngadaltë në grupin e G7 të ekonomive të mëdha, me vetëm Gjermaninë që është më keq, me një tkurrje prej 0.3% të pritur.

Ekonomia më e madhe e Eurozonës, është tashmë në recesion, sepse çmimet më të larta kanë bërë, që konsumatorët të shkurtojnë shpenzimet.

Gourinchas inkurajoi bankat qendrore të bëjnë çfarë të munden, për të vazhduar uljen e çmimeve të konsumit në rritje, të njohur si inflacion.

Rezerva Federale e SHBA-së, Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Europiane, janë ende shumë larg arritjes së objektivave të tyre të inflacionit prej 2%.

Bankat kanë rritur normat e interesit, për ta bërë huamarrjen më të shtrenjtë dhe për të qetësuar ekonominë. Kjo ka bërë, që normat e interesit, të jenë në nivelin më të lartë, që nga para krizës financiare globale të vitit 2008.

Banka qendrore e SHBA dhe Banka Qendrore Europiane, pritet të rrisin gjerësisht koston e huamarrjes përsëri këtë javë.

Ka pasiguri të vazhdueshme si rezultat i problemeve të vazhdueshme të borxhit, në tregun e pronave të Kinës, ndërsa rimëkëmbja e vendit nga pandemia vazhdon.

Fati i Kinës, lufta në Ukrainë, inflacioni dhe kostoja më e lartë e huamarrjes, janë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet ekonomia globale, paralajmëron FMN.

Ai thotë se, megjithëse perspektiva për ekonominë globale duket më pozitive, ajo mbetet nën mesataren prej 3.8% të parë në para-pandeminë 2000 dhe 2019. / BBC

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV