E ardhmja e Greenwood në dyshim, ja kur pritet të shpallë vendimin Manchester United

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mason Greenwood vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi anglez është rikthyer për tu stërvitur pasi doli i pafajshëm nga të gjitha akuzat që e lanë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

21-vjeçari ishte akuzuar për përdhunim dhe sulm, por pas një kohe të gjatë të procesit gjyqësor ai ka dalë i pafajshëm.

Gjithsesi anglezi nuk e di ende të ardhmen e tij nëse do të luaj për Manchester United ose jo, pasi këtë vendim klubi ende nuk e ka marrë.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Djajtë e Kuq do ta marrin një vendim përfundimtar më 14 gusht.

“Man United pritet të shpallë vendimin në lidhje me Mason Greenwood në ndeshjen hapëse të sezonit më 14 gusht”.

“I takon vetëm klubit. Erik ten Hag nuk do të jetë përgjegjës për asnjë vendim, ai do të diskutojë të ardhmen e Greenwood menjëherë pas klubit”, ka shkruar Romano.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV