Berisha: Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Ahmetajn, po të dojë të më shkruajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Berisha tha sot se për ish-gruan dhe partneren e tij është lëshuar urdhër-arrest.

“Nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajt. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza të qytetarit dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaftë të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshon urdhër-arrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen.”, tha Berisha.

Të fundit

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri,...

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard...

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Lajme të tjera

Web TV