“Lufta ndaj kultivimit të kanabisit”, Balla: Po bashkëpunojmë me Policinë Ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshem, Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të ish-Drejtuesit të Lartë të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, që u nda nga jeta një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Balla u shpreh sa i takon operacionit të ditës së shtunë ku në repartin në Zall Herr u konstatuan 125 rrënjë bimë narkotike, ka qene një bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake.

Sakaq, Balla ka bërë thirrje që askush të mos bjerë pjesë e politikës, pasi rezultatet po vazhdojnë.

“Goditja e ligjit përkundrejt çdo veprimtarie kriminale, do të vazhdojë. Ndërkohë që dua t’ju bëjë me dije që në operacionin që ne kemi ndërmarrë në shkallë kombëtare kundër kultivimit të lëndëve narkotike, në rastin në fjalë kemi pasur një bashkëpunim shumë të shkëlqyer edhe me policinë ushtarake, edhe në atë koordinatë kemi vepruar të dyja së bashku, Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake. Prandaj, do ju lutesha të mos binit në grackat që mundohen të ngrenë një palë kundër një pale, një pjesë e politikës kundër një pjese tjetër. Por duhet të kuptojmë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate në këtë operacion ku janë përfshirë më shumë se 6 mijë forca të policisë së shtetit dhe ushtarake”, u shpreh ai.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV