Fundi i një epoke, Harry Kanë është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich

Bayern Munich ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Klubi bavarez ka bërë goditjen më të shtrenjtë në historinë e tyre dhe të futbollit gjerman duke transferuar kapitenin e kombëtares së Anglisë, Harry Kane.

Është vet Bayern që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare transferimin e Kane nga Spurs.

“FC Bayern ka nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham Hotspur”.

“Sulmuesi 30-vjeçar i Anglisë ka rënë dakord me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 9 për klubin e Mynihut”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Kane thuhet se i ka kushtuar gjigantit gjerman plot 120 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.