Napoli e nis me sukses mbrojtjen e titullit dhe mposht në transfertë Frosinonen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli e nis me hap kampioni, teksa në sfidën hapëse të Serisë A ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje në transfertën ndaj debutuesve të Frosinones.

Victor Osimhen konfirmohet sërish pika më e fortë e ‘kampionëve në fuqi të Italisë, pasi shënoi dy herë në portën e romanëve, teksa gjeti rrjetën edhe Politano, që riktheu barazimin e përkohshëm.

Frosinone e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me Harroui, i cili shënoi me penallti edhe golin e parë të sezonit në Serinë A. Megjtihtë napoli i Rudi Garcias reagoi shpejt dhe barazoi në të 24-ën e mori avantazhin në të 42-tën, ndërsa për të vulosur suksesin, mendoi sërish Osimhen në të 79-ën.

Debutoi në Serinë A me fanellën e Frosinones edhe sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Marvin Çuni, që luajti titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 67’, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Nisi sezonin me humbje edhe Empoli, që u mposht në shtëpi 0-1 nga Verona. Toskanët bënë nëj ndeshje mjaft të mirë, por u treguan të pasaktë ën finalizim dhe u ndëshkuan nga një gol i Bonnazzolit, që shfrytëzoi gafën e portierit të Empolit.

Titullar në këtë takim mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli, që konfirmoi edhe njëherë se është pika më e fortë e prapavijës së toskanëve, ndërsa në pjesën e dytë debutoi edhe Stiven Shpendi, që tentoi disa herë të gjejë golin dhe tregoi cilësi mjaft të mira.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV