Konsumatorët preferojnë produktin vendas, ulet me 8 herë importi i vajit të ullirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e prodhimit vendas të vajit të ullirit, është shoqëruar edhe me rritjen e interesit të konsumatorëve për produktin vendas, çka ka sjellë uljen e ndjeshme të importet për këtë produkt.

Sipas statistikave nga dogana, në 8 mujorin 2023, importi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie të fortë në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu gjatë periudhës janar-gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ulliri me vlerë 18 milionë lekë, kundrejt 184 tonë vaj ulliri me vlerë 104 milionë lekë, që u importuan gjatë janar-gusht 2022.

Blerja e vajit të ullirit përtej kufijve, ka rënë 8 herë në sasi dhe afro 6 herë në vlerë gjatë kësaj periudhe, duke treguar një ndryshim drastik në sjelljen konsumatore dhe orientim drejt prodhimit vendas.

Ashtu sikurse pritej, duket se sezoni veror dhe ardhja e turistëve apo emigrantëve ka ndikuar ndjeshëm në shitjen e produktit vendas, ku çmimi mesatar për litër varioi nga 400 -600 lekë.

Nga ana tjetër veç shitjes brenda vendit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet e vajit të ullirit në 6 muajt e parë të këtij viti, në vlerë dhe sasi. Në 6 mujor, është eksportuar një sasi prej 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë të eksportuara historikisht.

Prodhimi i ullirit shënoi rritje me 39% gjatë 2022. Nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë tonë./   S.M

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV