Kriza e emigracionit, si do të vazhdohet më tej?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Lampeduza, presidentja e Komisionit Europian, gjermanja Ursula von der Leyen premtoi një plan 10-pikësh për lehtësimin e krizës: ndihma të shpejta nga Brukseli, masa kundër krizës humanitare në ishullin, ku çdo ditë vijnë disa qindra refugjatë, ose edhe mijëra. Por kryesisht mesazhi i saj, ishte se BE nuk e le vetëm Italinë.

“Kjo ka rëndësi për mua, sepse migracioni i parregullt është një sfidë për Europën dhe prandaj ka nevojë për një përgjigje europiane”, tha von der Leyen.

Por si duket kjo përgjigje nuk dihet. Plani 10-pikësh nuk përmban shumë pika të reja, dhe ajo që është e re nuk mund të vendoset vetëm nga presidentja e KE.

Ursula von der Leyen është e varur nga shtetet anëtare. Për shembull propozimi, që refugjatët të shpërndahen nga Lampeduza në vende të tjera të BE.

“Ne do të mbështesim më fort shpërndarjen e refugjatëve dhe kërkojmë nga vendet anëtare të praktikojnë mekanizmin vullnetar të solidaritetit e të pranojnë refugjatë nga Italia”, kërkoi von der Leyen.

Të forcohen kontrollet e Frontex

përkohësisht dhe nuk merr më refugjatë nga Italia. Arsyeja: Qeveria e Romës refuzon të mbajë premtimin e saj, të marrë mbrapsht ata azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht nga Italia në Gjermani.

Më shumë se 12.400 raste të tilla ka pasur vetëm e kaluar. Vetëm 10 raste pranoi Italia. Migrantët me gonomone hyjnë në Favaloro, 16 shtator 2023Migrantët me gonomone hyjnë në Favaloro, 16 shtator 2023
Migrantët me gonomone hyjnë në Favaloro, 16 shtator 2023Fotografi: Cecilia Fabiano/AP Photo/picture alliance
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser përpiqet të gjejë një zgjidhje të përbashkët me homologët nga Franca dhe Spanja.

Lexo edhe :  Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Për mediat gjermane, ajo tha se po përpiqemi për të një aksion tër përbashkët për të ndihmuar nga ana humanitare Italinë dhe të kontrollojmë më mirë migracionin.

“Në këtë kuptim është gjëja e duhur që të së bashku me këto vende të kërkojmë zgjidhje.”

Konkretisht von der Leyen premtoi zgjerimin e misionit të marinës. Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex do duhet të mbikqyrë më fort se deri tani kufijtë e jashtëm të BE, një ide që mbështetet edhe nga Gjermania.

Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Faeser tha se “ne nuk do mund të kemi rrugë tjetër. Ndryshe nuk do ta vemë dot nën kontroll gjendjen e migracionit.”./DW /   S.M

Të fundit

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Lajme të tjera

Web TV