Çmenduri në “Olimpico”, portieri Provedel shënon në fund dhe i dhuron një pikë Lazios

Lazio ka arritur një pikë të madhe në përballje me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka barazuar 1-1 në një ndeshje që pati përfundim dramatik.

Los Colchoneros ishin në epërsi që nga minuta e 29-të me golin e Barrios, por vendasit nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit.

Ishte portieri Ivan Provedel që doli në skenë në fund të ndeshjes duke realizuar gol me kokë në frymën e fundit për të barazuar shifrat në 1-1.

Goli i Provedel solli gëzim të jashtëzakonshëm në Olimpico, derisa portieri italian u bë viral në rrjetet sociale me golin dhe festën e tij.

https://twitter.com/brianrayda/status/1704248941569548541?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA