Gazetari zbulon skenarin e errët të Berishës: Po përdor Belerin për të sulmuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Flogert Muça në një intervistë televizive ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen Beleri, ku tha se Sali Berisha po e përdor atë për të sulmuar drejtësinë.

Muça tha se Berisha ashtu si dhe politika shqiptare e njeh të shkuarën e errët të Fredi Belerit, ku shtoi se ky i fundit është i aftë të prishë edhe provat për të dalë nga burgu.

Sakaq gazetari tha se në këtë çështje vendi ynë duhet të jetë i qetë pasi ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Duhet të na shqetësojë reagimi i pseudo-patriotëve, të cilët vetëm për të sulmuar Edi Ramën janë bërë palë me Greqinë. Është absurd.

Drejtoria e burgjeve jep leje vetëm për fatkeqësi familjare dhe nuk ka asnjë lloj tjetër të drejtë. Gjykata nuk e liron pasi Beleri ka precedent se është larguar kur është dënuar në Greqi, pra dhe mund të prishë provat.

Nuk më shqetëson fare reagimi i Greqisë, pasi edhe DASH thotë se Shqipëria duhet të veprojë sipas ligjeve për Belerin. Edhe Leyen, i dha një shuplakë Greqisë me mesazhin se Europa duhet të bashkohet dhe jo të ndahet.

Pra ne kemi krah partnerët ndërkombëtarë. Në vitin 2000, Berisha, Nano dhe partitë janë bërë kundër Fredi Belerit.

Doktori i di mirë informacionet se kush është Beleri, prandaj deri më sot ka qenë kundër tij në çdo rast. Berisha e di sa agresivë është Greqia në këtë çështje, dhe Berisha i hodhi benzinë çështjes.

Berisha po e përdor dhe shfrytëzon si martin Belerin për të sulmuar drejtësinë”, tha ai./ S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV