Xavi: “Mallorca është një skuadër e vështirë për t’u përballur, kanë sulmues si Muriqi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fitores me përmbysje ndaj Celta Vigos, Barcelona udhëton të martën për në transfertë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit. Në konferencën për shtyp, trajneri Xavi Hernandez theksoi se Mallorca është një rival i vështirë pasi ka lojtarë të fortë si Muriqi.

Ndër të tjera, i pyetur nëse Barça e tij ka një organikë më të mirë se ajo e Realit, Xavi u shpreh se vetëm në muajin qershor do të kuptohet se kush është skuadra më e mirë në LaLiga.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin difensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath. Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat.

A ka Barcelona një organikë më të mirë se ajo e Realit? Këtë mund ta themi vetëm në muajin qershor. Varet nga mënyra si e shohim futbollin, por në fundin e sezonit bëhen llogaritë. Unë jam i lumtur për lojtarët që kam në dispozicion, por nuk bëj krahasime me Realin”, u shpreh Xavi.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV