2023 i vështirë familjet shqiptare shtuan borxhet/Rritet huamarrja për të mbuluar nevojat

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah se familjet shqiptare janë gjendur në vështirësi ekonomike gjatë këtij viti duke shtuar borxhet dhe rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe varësinë nga emigrantët.
Gjatë 6-mujorit të pare në analizë, pjesa më e madhe e familjeve (1055 të përfshira në anketim, ose rreth 45%), vijojnë të deklarojnë të ardhura mujore në nivelin “17-50 mijë lekë”, por kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.