Anglia mposht Italinë dhe vulos kualifikimin në Europian, Azzurit prekin zonën e “nxejtë”

Anglia kualifikohet matematikisht në Euro 2024. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Italisë në Wembley duke u hakmarrë në njëfarë mënyre për disfatën në finalen Europianit të kaluar.

Shënoi i pari Scamacca për Italinë, por ekipi i Southgate u kundërpërgjigj me golat e Harry Kane (dygolësh) dhe Rashford.

Komplikohet situata e Italisë në Grupin C. Skuadrës së Spallettit i duhet të paktën një pikë në transfertë me Ukrainën dhe të fitojë me Maqedoninë e Veriut për të qenë në Gjermani 2024.