Elsa Lila zbulon repertorin e koncertit në Tiranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi i tingujve (dhe i performancave në skenë) i disa prej këngëve hit të saj, ndër vite është një ngacmim shumë interesant, personal, që Elsa Lila ka zgjedhur t’i bëj kujtesës së ndjekësve të saj përmes instagramit.

“Pyes lotin”, kënga epope, është postimi i fundit ku ajo ka lënë të shkruar në gërma të vogla sinqeritetin e saj të madh “Isha vetëm 15 vjeç dhe nuk e imagjinoja se mbas 27 vitesh do të ishim ende së bashku.

Ju pres ta rikëndojmë në 1 nëntor në Tiranë në Pallatin e Kongreseve”.

Elsa Lila zbulon repertorin e koncertit në Tiranë!

Është pikërisht ky mesazh e kjo mënyrë komunikimi, përmes arkivës jo vetëm vizuale por dhe arkivës së zemrës dhe mendjes së Elsës, që po na zbulon pak nga pak pjesëza të repertorit, në “Finalmente Elsa” që do të zhvillohet pas pak ditësh në Tiranë.

Si postim i parë ishte emocioni i përfaqësimit të saj historik në Sanremon e 2003-it, me “Valeria”-n, moment të cilin ajo e rikujton edhe sot e pas 20 vitesh me shumë emocion. Pastaj ishte “Diferenca je ti”, dueti i suksesshëm me Pirro Çakon, kënduar si këngë përshëndetëse në Festivalin e Këngës në RTSH në 2007-ën, ku të dy bashkë ishin dhe prezantues.

Elsa Lila zbulon repertorin e koncertit në Tiranë!

Në këtë rikujtesë Elsa ka luajtur me motivin që e dijnë, e këndojnë të gjithë- “Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë si dhe vetë komeditë”…

Një motiv ky që do të këndohet padiskutim, si në kor, nga të gjithë ata që do të jenë në mbrëmjen e 1 nëntorit në Pallatin e Kongreseve, në “Finalmente Elsa”, ku do të këndohen edhe plot këngë të tjera, të cilat Elsa do t’na i zbulojë mesa duket në postimet e saj të radhës.

Lexo edhe :  6400 ikona shqiptare 'udhëtojnë' drejt Francës

Kështuqë le të presim me kuriozitet, se cila do të jetë kujtesa e herës tjetër!/   S.M

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV