Arrestohet ish-Miss Kosova, nuk do ta besoni arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zana Berisha, ish-Miss Kosova përflitet se është arrestuar pas dyshimeve se ka shantazhuar ish të dashurin e saj biznesmen, madje duke i marr edhe shuma të mëdha parash.

Berisha, e cila u shpall Miss Kosova në vitin 2018, është paraqitur para disa ditësh në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas raportimeve në mediat kosovare, Zana, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Univers 2018-të, është ndarë me ish të dashurin e saj në mënyrë jo paqësore, duke bërë kështu që cështja e tyre të përfundonte në gjykatë.

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tij

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Zana vendosi që përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin lidhjen e dashurisë.

Ish-missi vendosi që t’i hakmerret me kanosje, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video-incizime ku ata shiheshin bashkë, si sinjal që ta paralajmërojë biznesmenin se në rast se vazhdon të mos veprojë siç ka kërkuar ajo, do ta pësojë sërish.

Duke vazhduar kështu të jetë viktimë e shantazhit, shuma që ia kishte caktuar ish-missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

Lexo edhe :  Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

Në total, biznesmeni ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e një makine, duke u kërcënuar e shantazhuar./   S.M

Të fundit

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

Lajme të tjera

Web TV