Celtic ndal Atleticon në Skoci, Manchester City dhe Leipzig bëjnë detyrën

Alvaro Morata dhe Antoine Griezmann ishin””nderojnë” Atletico Madridin, por skuadra e Diego Simeone mundi të merrte vetëm një pikë nga një Celtic Park i zhurmshëm pasi skocezët siguruan një barazim të luftuar 2-2.

Tre gola në pjesën e parë, me vendasit që shënuan 2 herë ( Furuhashi 4’, Palma 28’) , teksa për Colchoneros shënoi Griezmann 25’. Goli i dytë i Atleticos erdhi në minutën e 53-të me anë të Alvaro Moratas. Deri në fund të sfidës nuk pati më gola.

Atletico u reduktua në dhjetë lojtarë në minutën e 82-të kur Rodrigo De Paul mori kartonin e dytë të verdhë.

Pas 3 ndeshjesh në grupin E, Atletico renditet në vendin e dytë me 5 pikë ndërsa Celtic në vendin e katërt me vetëm 1 pikë.

Në grupin G, kampionët në fuqi të Manchester Cityt kryesojnë me 9 pikë pas suksesit 1-3 ndaj Young Boys. Golit të Akanjit iu përgjigj Elia, por një dopietë e Haaland zgjidhi ndeshjen në favor të anglezëve.

Nga ana tjetër, po me të njejtin rezultat 3-1 triumfoi edhe Leipzig përball Crvena Zvezdas.