Foto/ Nuk duan të kthehen në atdhe, arratisen 7 lojtarë të kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 lojtarë të kombëtares së futbollit të Eritreas janë arratisur nga grumbullimi gjatë zhvillimit të Kupës së Afrikës Lindore në Uganda dhe kanë kërkuar azil politik.

Kjo ngjarje e jonormale, që alarmoi organizatorët e garës dhe autoritete e Eritreasë dhe ato vendase, ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes me Ugandën ku u mundën me rezultatin 3-0.

Megjithatë, ky nuk incidenti i parë në të cilin përfshihet Eritreaja, pasi në tetor 5 futbollistë të U-20 u larguan nga grumbullimi kur zhvillohej kompeticioni i Kupës së Afrikës Lindore për këtë grupmoshe.

Para 4 viteve 10 lojtarë të po këtij shteti nuk pranuan që të ktheheshin në Eritrea pas ndeshjes me Botsvanën, takim kualifikues për Kupën e Botës në vitin 2018. Ndërsa, në vitin 2013 15 futbollistë dhe bashkë me ta edhe mjeku i ekipit  kërkuan azil politik në Uganda.

Nga gjithë këto raste ku lojtarë të Eritreasë kanë refuzuar të kthehen në atdhe më alarmanti ka qenë ai i vitit 2009 në Kenia, ku të gjithë lojtarët e përfaqësueses u larguan duke lënë pas vetëm trajnerin dhe zyrtarët e federatës./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Nju Jorku kuqezi, shqiptarët marshojnë në paradën e rrugës “Molla e Madhe”

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me...

6 vite burg për drogë, ish-futbollisti ekstradohet nga Dubai

Ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Quincy Promes, është ekstraduar nga Dubai në Holandë në bazë të një urdhërarresti që lidhet me një...

Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit, skuadër që sezonin e fundit ra nga elita e futbollit turk. Largimi i sulmuesit...

Papa Leoni XVI del kundër Inteligjencës Artificiale, mesazhi i Atit të Shenjtë merr dhenë

Papa Leoni i XVI paralajmëroi mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm që kjo teknologji mund të ketë...

La Liga heq regjistrimin e Joan Garcias tek Barcelona, ja arsyeja

Emri i Joan Garcias u shfaq gabimisht për pak kohë në faqen zyrtare të La Ligas si lojtar i Barcelonës përpara se liga ta...

Lajme të tjera

Web TV