Si Çeçua në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja 

Me radhë, të gjithë si Çeçua, pa dallim, në dyert e drejtësisë, për padrejtësitë 30-vjeçare, për zullumet, shkeljet, hajdutëritë, kusaritë, për arrogancën, jetën e luksit, për paturpësitë, fëlliqësitë, për nëpërkëmbjen e ligjit, talljen me shtetin, ngazëllimi me pushtetin.

Me radhë, të gjithë si Çeçua, me fytyra të vranëta, çehre të hequra, damarë të ballit të fryrë, gjuhë të ashpër, gurmaz të thatë, ecje të pasigurt, mimikë të ngrirë, duar që s’të binden, këmbë që s’të lëvizin, ngrëç që s’të lëshon.

Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse arroganca juaj nuk njihte kufij, prepotenca juaj nuk respektonte asnjë limit, shfrenimi juaj nuk njihte asnjë modesti.

Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse, ndërsa ju pasuroheshit, njerëzit varfëroheshin, ndërsa ju kapardiseshit, njerëzit shkeleshin, ndërsa ju abuzonit me ligjin, njerëzit zvarriteshin dyerve të gjykatave, ndërsa ju llogarisnit përqindjet e tenderave, njerëzit llogarisnin vaktin e ngrënies, ndërsa ju numëronit tualetet dhe WC-të, njerëzve u shëmbnin çatinë mbi kokë.

Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse, në vend që të ushtronit pushtet, e trajtuat shtetin si trashëgimi familjare, në vend që të ishit të përulur, u treguat arrogantë, në vend që të ishit shërbëtorë, u treguat skllavopronarë, në vend që të sakrifikonit për shtetin, u kapët me thonjë pas pushtetit, pa e menduar që kjo ditë do vinte një ditë./E.T

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV