“Do ketë shpërthime, konflikte”/ Astrologia zbulon datat më të këqija për muajin nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor në “Wake Up”.

Ajo ka paralajmëruar se datat 11 dhe 13 nëntor do jenë shumë të vështira për çdo shenjë dhe duhet të kenë kujdes të gjithë.

“Në datën 11 deri në 13 janë ditët më të vështira të këtij muaj, sepse Marsi përballet me Uranin në Dem, Marsi është në Akrep dhe Urani në Dem. Kështu që datat më të vështira për shpërthime, konflikte, pasuri, përplasje janë nga 11 në 13.

Plus në datën 10 kemi dhe Hënë e re në Akrep që edhe ajo merr pjesë në këto, por Hëna në Akrep nuk është në pozicion shumë të mirë, është e fuqishme, por është e lodhur sepse Akrepi i lodh Hënën, një shenjë shumë më e fortë sesa është Gaforrja.

Hëna që udhëheq Gaforren është më delikate, më familjare, Akrepi është më shumë ambicioz, më zotërues, më karrierist, ka qëllime shumë të fuqishme, më luftarak, kështu që Hëna aty lodhet.

Nëse ne i kapërcejmë me qetësi besoj që kjo Afërdita në Peshore do na japë mundësi të mëdha të ecim përpara. Pas datës 13 do ketë një situatë më të qetë.

Sa të futet Mërkuri në Shigjetar, edhe kjo data 20-24 këtu do përplaset me Saturnin në Peshk dhe disa projekte mund të na zhgënjejnë”, shprehet Meri Shehu./   S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV