16 Nëntor 1914/ Në Gjermani krijohet Lidhja e re e Atdheut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grupim i vogël intelektualësh të udhëhequr nga mjeku Georg Nicolai themelon “Bund Neues Vaterland”, Lidhjen e Re të Atdheut. Një nga mbështetësit më aktivë të organizatës ishte miku i tij, fizikanti i shquar Albert Einstein. Të dy kishin shkruan një përgjigje pacifiste ndaj manifestit të famshëm pro-luftarak të tetorit 1914, që ishte nënshkruar nga 93 intelektualë kryesorë gjermanë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë fizikantin Max Planck, piktorin Max Lieberman dhe poetin Gerhart Hauptmann.

Mjerisht anti-manifestoja e tyre nuk pati shumë mbështetje, ndaj Nicolai dhe Einstein i përqendruan përpjekjet e tyre në Lidhjen e Re të Atdheut. Ata kërkuan dhënien menjëherë fund të Luftës së Parë Botërore në favor të “një paqeje të drejtë, dhe pa aneksime territorial”. Së dyti, duhej të themelohej një organizatë ndërkombëtare për të parandaluar luftërat e ardhshme.

Sipas Dr Franziska Baumgartner-Tramer, e cila mori pjesë në disa nga mbledhjet e organizatës, Einstein foli “me pesimizëm të madh mbi të ardhmen e marrëdhënieve njerëzore”.

Në korrikun e vitit 1915, Lidhja publikoi një tjetër deklaratë, të nënshkruar nga 91 intelektualë të shquar gjermanë, që kundërshtonin aneksimet territoriale dhe bënin thirrje për një paqe kompromisi. Autoritetet gjermane reaguan duke bastisur zyrat e lidhjes, dhe i ndaluan anëtarët e saj që të botonin ndonjë dokument tjetër, apo edhe të shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Në vitet e pasluftës, lidhja u riorganizua dhe në vitin 1922 u riemërtua Lidhja Gjermane për të Drejtat e Njeriut.

Kalendar

16 Nëntor 1793 – Nëntëdhjetë priftërinj katolikë disidentë, ekzekutohen nga revolucionarët jakobinë në Nantë.

16 Nëntor 1945 – Themelohet UNESCO. Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara është një degë e veçantë e Kombeve të Bashkuara që promovon paqen dhe mirëqenien nëpërmjet edukimit, bashkëpunimit shkencor dhe mirëkuptimit dhe shkëmbimit kulturor. Ajo e ka selinë në kryeqytetin francez, Paris, dhe në të janë anëtare 195 vende të botës.

Lexo edhe :  8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

16 Nëntor 1965 – Sovjetikët lëshojnë në hapësirë sondën “Venera 3”, për të shkuar në planetin Afërditë. Mjerisht, për shkak të çështjeve teknike, ajo nuk ishte në gjendje të dërgonte ndonjë informacion në Tokë prej andej. Sonda e parë hapësinore, që dërgoi të dhëna nga një planet tjetër në Tokë ishte “Venera 7”.

16 Nëntor 1828 – Një gjykatë ruse dënon me vdekje shkrimtarin Fjodor Dostojevski, për aktivitete antiqeveritare të lidhura me një grupim intelektual radikal. Ekzekutimi anulohet në momentin e fundit, dhe konvertohet në punë të detyruar në një kamp në Siberi.

16 Nëntor 1940 – Në kundërpërgjigje të sulmit ajror mbi Coventry nga Luftwaffe, Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe bombardojnë qytetin gjerman të Hamburgut.

16 Nëntor 1988 – Në zgjedhjet e para të lira në më shumë se një dekadë, votuesit në Pakistan zgjedhin kandidaten popullore Benazir Bhutto si kryeministren e re të vendit.

 

Të fundit

Shpërthen “Tik Tok-u” i ri, miliona shkarkime nga amerikanët për aplikacionin kinez

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA...

Abone falas/ Veliaj me pensionistët: Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme...

“Hiqni duart nga Siria”, Erdogan: Turqia mund t’i ‘shtypë’ të gjithë terroristët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që të “heqin duart” nga Siria dhe tha se Turqia ka aftësinë dhe...

Fshati pa rini, historia e armenit që po “vritet” nga shpopullimi

Me më pak se gjysmën e popullsisë që ka patur para 10 viteve, Armeni një nga fshatrat me histori në Qarkun e Vlorës, po...

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë në 96 vjet histori, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është në prag të anulimit për shkak të zjarreve shkatërruese që kanë...

Lajme të tjera

Web TV