1979/ Arabi Saudite, qindra njerëz vriten gjatë pushtimit të Xhamisë së Madhe në Mekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarisht u fol për 255 besimtarë, terroristë dhe ushtarë të vrarë dhe 560 të tjerë plagosur, edhe pse diplomatët e juaj pretenduan se ky numër ishte shumë më i lartë. Vetëm në rradhët e ushtrisë pati 127 të vdekur dhe 451 të plagosur.

 

Pushtimi i Xhamisë së Madhe, nisi në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit 1979, nga një grup kryengritësit ekstremiste që bënin thirrje për përmbysjen e Shtëpisë Mbretërore Saudite.

Rebelimi u udhëhoq nga Juhayman al-Otaybi, një anëtar i një familje me ndikim në Najd. Ai e shpalli dhëndrin e tij Mohamed Abdullah el-Qahtani si Mahdi ose Shëlbues, i cili sipas Kur’anit mbërrin në tokë disa vjet përpara Ditës së Gjykimit.

Pasuesit e tij i bënin jehonë faktit, që emri i Al-Qahtanit dhe emri i babait të tij, ishin identikë me emrin e Profetit Muhammed dhe atë të babait të tij. Për të justifikuar besimin e tyre, data e sulmit 20 nëntor1979, ishte dita e parë e vitit 1400 sipas kalendarit islamik; dhe kjo lidhet me traditën e muxhahidint, një personi që shfaqet në fillimin e çdo shekulli të ri të kalendarit islamik për të ringjallur Islamin, duke e pastruar atë nga elementë të huaj dhe duke e rivendosur atë në pastërtinë e tij të pacënuar.

Al-Otajbi deklaroi se “dinastia Al-Saud në pushtet, e kishte humbur legjitimitetin e saj, sepse ajo ishte e korruptuar, e shëmtuar dhe e kishte shkatërruar kulturën saudite, përmes një politike agresive të perëndimorizimit”, duke kërkuar rrëzimin e saj. Qëllimi i deklaruar i Al-Otajbi dhe Qahtani-t ishte të themelonin një teokraci në përgatitje për apokalipsin e afërt.

Mëngjesin e 20 nëntorit, imami i Xhamisë së Madhe Sheikh Mohammed al-Subayil ishte duke u përgatitur për të udhëhequr lutjet për 50.000 besimtarët që ishin mbledhur për namaz. Rreth orës 5:00, ai u ndërpre nga kryengritësit që nxorrën armët e fshehura nën rrobat e tyre, mbyllën me forcë dyert e xhamisë dhe vranë 2 policë të armatosur me shkopinj druri për të disiplinuar pelegrinët.

Lexo edhe :  Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Numri i kryengritësve u raportua të ishte 400-500 vetë, duke përfshirë edhe disa gra. Një besimtar arriti të njoftonte policinë për atë çka ishte duke ndodhur, përpara se kryengritësit të prisnin linjat telefonike. Ata liruan shumicën e pengjeve, rreth 6 mijë besimtarë i kyçën në sallën kryesore të xhamisë, ndërsa vetë morën pozicione mbrojtëse në pjesën e sipërme të xhamisë, dukë përdorur snajperat.

Pak minuta më vonë, rreth 100 oficerë të sigurisë të Ministrisë së Brendshme u përpoqën të rimarrin xhaminë, por u zbrapsën duke pësuar humbje të rënda. Ndërkohë, me kërkesën e vetë mbretit saudit, u thirrën në ndihmë forcat speciale të ushtrisë pakistanze, dhe komandot franceze GIGN.

Kryengritësit i transmetuan kërkesat e tyre nga altoparlantët e xhamisë nëpër rrugët e Mekës, duke bërë thirrje për ndërprerjen e eksporteve të naftës drejt Shteteve të Bashkuara, dhe dëbimin e të gjithë ekspertëve të huaj civilë dhe ushtarakë nga Gadishulli Arabik. Pas dy javësh operacionesh të vazhdueshme, u arrit mposhtja e rebelimit, por kjo me kosto të madhe njerëzore. Zyrtarisht u fol për 255 besimtarë, terroristë dhe ushtarë të vrarë dhe 560 të tjerë plagosur, edhe pse diplomatët e juaj pretenduan se ky numër ishte shumë më i lartë. Vetëm në rradhët e ushtrisë pati 127 të vdekur dhe 451 të plagosur.

Al-Qahtani mbeti i vrarë gjat sulmit, ndërsa dhe 68 rebelë të tjerë që i mbijetuan sulmit, u kapën dhe më vonë u ekzekutuan me prerjen e kokës. Mbreti i Arabisë Saudite, Khaled, nuk reagoi ndaj trazirave duke goditur fetarët puritanë në përgjithësi, por duke i dhënë konservatorëve më shumë pushtet gjatë dekadës që pasoi. Ndërkohë, në vitet 1990 dhe 2000, qeveria saudite ndërmorri reforma të vazhdueshme drejt një shoqërie më tolerante./kb

Të fundit

Për herë të parë, zbulohet pjesëmarrja reale e votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje. Sipas informacioneve...

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e...

Pse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Se kështu tha PD

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë. Ai tha...

Putin befason, kërkon bisedime direkte me Ukrainën. Zelensky: Fillimisht…

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka rënë dakord sot për të zhvilluar bisedime “të drejtpërdrejta” me Ukrainën më 15 maj, pas thirrjeve të udhëheqësve evropianë...

Numërohet kutia e parë me elektronikë në Vorë, PS kryeson

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste. Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179...

Lajme të tjera

Web TV