Të fitosh pushtetin, duhet të jesh realist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Tek ajo forcë politike, mbijeton dhe mbizotëron e vjetra, e keqja, e dhunshmja, krahinizmi, klanorja, dhe Zero ambicje për të ecur përpara. Ideologjia e saj është e vjetëruar sa vetë ish-PPSH-ja e dikurshme, nga ku ka zanafillën politike ish-lideri historik.

Partia Demokratike (dy gjysmake) nuk besoj se ka shansin të fitojë pushtetin, përsa kohë nuk kupton realitetin ku ndodhet, realitetin si zhvillohen ngjarjet brënda dhe jashtë saj. Ajo sot është një forcë politike në degradim.

Ka qenë dhe mbetet, parti klanore, me ambicje progresiste Zero. Gjithë historia e saj, lidhet me një person, me një emër, me një kryetar, me një ish-lider (siç i thonë ata sot), dhe të tjerët janë fshirë nga memorja.

Në atë parti jetojnë me imazhin e 1992, 1996, dhe 2005, dhe nuk shohin, nuk lexojnë, dhe nuk kuptojnë ç’po ngjet sot me aktualitetin në Rajon dhe më gjerë. SHBA dhe BE, nuk kanë fare interes, të destabilizohet Shqiperia, Ballkani, apo dhe më tej.

Partia Demokratike, ka kohë që ka hyrë në beteja dhe në “luftë” me amerikanët, europianët, dhe çdo forcë progresiste që nuk përkrah atë, dhe ish-liderin historik.

Të fitosh pushtetin në Shqipëri dhe jo vetëm, duhet të jesh parti dhe forcë politike realiste, tu prezantosh votuesve dhe masës së gjërë popullore, programin tënd ambicioz, alternativën më të mirë qeverisëse, pikat kyçe ku do të zhvillohet vendi dhe jeta e shqiptareve.

Aspak ose pothuajse në përqindje të papërfillshme, ka bërë PD lidhur me afrimin dhe konsolidimin e prurjeve të reja në gjirin e saj.

Tek ajo forcë politike, mbijeton dhe mbizotëron e vjetra, e keqja, e dhunshmja, krahinizmi, klanorja, dhe Zero ambicje për të ecur përpara.

Lexo edhe :  Plastika po na mbyt dhe pas thirrjeve të OKB-së: Luftoni ndotjen nga plastika

Ideologjia e saj është e vjetëruar sa vetë ish-PPSH-ja e dikurshme, nga ku ka zanafillën politike ish-lideri historik.

Afrimi i zgjedhjeve të reja të 2025, pritet ta gjejë PD më të ç’organizuar se kurrë, mes procesesh gjyqsore, dhe aksionesh të dhunshme duke penguar jetën parlamentare dhe institucionale të vendit.

Furia e gjoja “akuzave dhe denoncimeve publike ndaj qeverisë” mbetet e vetmja “gozhdë” ku ish-lideri dhe shpura e tij “shpresëmadhe për pushtet” kanë varur shpresën e fundit.

Të errur nga zilia e pushtetit dhe shpëtimi i ish-liderit, taborri i Partisë Demokratike (Foltores) nuk kupton realitetin mbi të cilin “noton”, mungesën e besimit dhe shpresës që ka ngjallur tek ajo pak antarësi që i ka mbetur.

Duket sikur gjithë “SHQUP-i” blu, punon dhe mendon si të jetonin në 1992 apo 1996. Shqiptarët nuk kanë ç’të besojnë dhe shpresojnë më tek ata, që nuk po arrijnë të bëjnë dot partinë e tyre, nga ata që nuk po arrijnë të ndajnë me gjyqe pafund “kujt i përket vula”, duke mbjellë zhgënjim tek populli.

Mjafton të ndjekësh propogandën e kësaj opozite, për të bindur vehten se “vetëm në pushtet nuk vjen kurrë kjo parti”.

Mungesa e njohjes dhe angazhimit në realitetin ku jeton sot Shqipëria, shpërfillja e asaj ç’ka arritur Edi Rama dhe qeverisja e tij në këto 12 vjet, mënyra se si baltos dhe nuk përshtatet me jetën institucionale si forcë politike, ka krijuar ndasinë e madhe mes kësaj opozite dhe shqiptareve.

Po vazhdoj gjatë kjo situatë, ka gjasa që kjo opozitë, të humbë përfundimisht jo vetëm beteja elektorale, por edhe vendin e saj si forcë politike me anëtarësi të kufizuar./   S.M

Të fundit

Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Preç Zogaj “Ja, u dorëhoq Berisha, po kush ta marrë”? Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh mes demokratëve pas disfatës...

Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë/ Dëshpërim në ‘Arenën Kombëtare’

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar...

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të himneve përkatëse, ka spikatur një...

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. /e.t

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë....

Lajme të tjera

Web TV