Real Madrid fiton në minutën e fundit ndaj Union Berlin, Napoli thyen me lehtësi Bragën

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Braga-s dhe kualifikohet në fazën tjetër të Championsi-t, teksa portugezët do të luajnë në 1/16-at e Europa League.

Skuadra italiane mori avantazhin pas autogolit të Saatci në minutën e 9’, teksa Osimhen vulosi gjithçka me golin e realizuar në minutën e 33’.

Napoli e mbyll këtë fazën në vendin e dytë të Grupit C me 10 pikë, teksa Braga në vend të tretë me 4 pikë.

Real Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 2-3 në transfertën e Union Berlin dhe kalon në 1/8-at e Championsit si kokë e grupit C me 18 pikë, teksa gjermanët dalin nga Europa, pasi u renditën në vend të katërt me 2 pikë.

Spanjollët patën mundësinë për të zhbllokuar takimin në minutën e 45’, por Modric humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në minutën e 45+1’ Volland shënoi për Union Berlin, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Reali reagoi me Joselu, i cili realizoi dopietë në minutat 61’ dhe 72’, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Në minutën e 85’ Kral barazoi për Union Berlin, por Ceballos përmbysi gjithçka në minutën e 89’ dhe vulosi takimin.

Kështu Reali shkon me 18 pikë në fazën e 1/8-ave, teksa Union Berlin del nga Europa, duke u renditur I fundit i Grupit C me 2 pikë.