VIDEO/ Ariu ia fut vrapit në mes të pistës së skive, skiatorët shmangin përplasjen

 

Një video është bërë virale në rrjet, ku në mesin e disa turistëve të cilët kanë qenë duke shijuar dëborën, futet me vrap një ari.

Ngjarja ka ndodhur në shpatet e liqenit Tahoe, Kaliforni, ku një grup skiatorësh kanë shmangur përplasjen me ariun i cili me vrap kaloi në anën tjetër të pistës së skive dhe u fut mes pemëve.

Tao Feng, i cili fimoi videon tha se e pa ariun të ribashkohej me nënën e tij në anën tjetër të shtegut./O.S