Protesta e nesërme/ Berisha jep detaje se ku do të qëndrojë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat me gazetarët tha se në protestën e nesërme të opozitës do të jetë kudo.

Ai tha se do të jetë i pranishëm në seancën plenare, në shesh me protestuesit dhe kudo ku të jetë nevoja.

“Kjo tjetra ka një gjë. Vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë do vijnë në protestë. Për ne e rëndësishme është që protestat nisën dhe nuk do i ndalim. Unë atë ditë do jem kudo, në sallë jashtë salle, tek qytetarët dhe kudo, në betejë pa kthim. Unë do e çoj drejt fitores këtë opozitë”, u shpreh Berisha./  S.M