Mendimi se letrat e lagura mund të pastrojnë më mirë, po vë në rrezik shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike.

Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme. Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt organin gjenital me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj. Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike dhe plastikë që nuk shpërbëhen në ujë.

Pecetat e lagura mund t’ju bëjnë të ndiheni më të pastër, por ato mund të jenë të dëmshme nëse zëvendësojnë plotësisht letrën higjienike. Sipas gastroenterologes Victoria Glass, kjo ndodh sepse pecetat e lagura mund të prishin mikrobiomën tuaj duke hequr bakteret e mira, duke lënë pas bakteret e këqija, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, irritim dhe infeksione mykotike.

Ndërsa të rriturit mund të përdorin herë pas here peceta të lagura në vend të letrës higjienike, fshirja shumë e shpeshtë me to mund të varfërojë mikroorganizmat mbrojtës dhe t’u hapë rrugën problemeve të mundshme shëndetësore. Sipas Dr.Nancy Chung, lëkura në zonën e vitheve mund të jetë e ndjeshme. Për këtë arsye, është mirë të shmangni ekspozimin e zonës ndaj aromave dhe kimikateve të panevojshme. Fatkeqësisht, shumë peceta përmbajnë kimikate, aroma dhe parfume, të cilat Dr.Chung thotë se mund të çojnë në kruajtje, acarim dhe inflamacion./O.S

Të fundit

Euro ‘gropë’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Sot, më 13 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.4 lekë. Euro blihet me 97.7...

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të zhurmshëm të Prishtinës, këtë fillim-janar....

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit. Aplikimet...

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos i premtoj shqiptarëve nga makina,...

Lajme të tjera

Web TV