Frikë nga sulmet terroriste? Gjermania merr masa të rrepta sigurie për festat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Masat janë marrë edhe në Itali, Spanjë dhe Austri ku janë arrestuar disa persona

Policia gjermane ka rritur sigurinë në Katedralen e Këlnit pas indikacioneve për një sulm të planifikuar për natën e Vitit të Ri. Autoritetet kanë përdorur qen për të kontrolluar katedralen pas meshës së Krishtlindjes. Të dielën, në prag të Krishtlindjes, policia ka lajmëruar se do të kryejë një kontroll sigurie për të gjithë vizitorët.

“Duke qenë se aktorët terroristë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrje për sulme gjatë Krishtlindjeve autoritetet e sigurisë kanë marrë masat përkatëse. Katedralja e Këlnit është më e vizituara në Evropë dhe ne kemi stacionin kryesor të trenit pranë saj ku mund të kryen sulme. Kjo do të thotë se shumë njerëz që janë në lëvizje. Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë masa.”

Gazeta gjermane “Bild” raporton se edhe autoritetet e sigurisë në Austri dhe Spanjë kanë marrë indikacione se një grup islamik do të kryejë sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Disa xhihadistë të cilë planifikonin të kryenin sulme janë arrestuar në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Gjithashtu edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë.

Në javët e fundit Ministrja e Brendshme Nancy Faeser ka paralajmëruar për kërcënimin në rritje të dhunës islamike në Gjermani dhe në disa vende të tjera në Evropë, pasi lufta Izrael-Hamas po rrit rrezikun e radikalizimit. Siguria është shtuar edhe në tregjet e Krishtlindjeve, teksa alarmi për sulm terrorist është rritur.  Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi në fillim të dhjetorit një përforcim të masave të sigurisë duke vendosur alarmin anti-terror në nivelin 4 që është rrezik të lartë, siç ka qenë që nga qershori 2015./O.S

Lexo edhe :  BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

 

 

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV