Tërmet në Japoni/ Mijëra njerëz në qendrat e evakuimit

Mijëra njerëz në Japoni po kalojnë natën në qendrat e evakuimit pas një tërmeti të fuqishëm.

Katër persona konfirmohet se kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Një numër i panjohur njerëzish janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në disa qytete.

Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi vendin këtë të hënë.

Rreth 80 lëkundje janë regjistruar pas tërmetit fillestar./  S.M