Rey Manaj nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin turk. Duke realizuar një dygolësh (i dyti këtë edicion në Superligë) në suksesin 1-3 të Sivassporit në transfertën e Kayserisporit.
Në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike fitoi një penallti, që u mor përsipër nga lushnjari. 26-vjeçari goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë me një të djathtë potente, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
https://twitter.com/footcolic/status/1743972407046541781?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
7 minuta më vonë, Sivasspori realizoi dhe golin e sigurisë, me sulmuesi kuqezi që realizoi me portën e boshatisur. Duke gjetur golin e tetë këtë edicion në Superligën turke.
https://twitter.com/footcolic/status/1743973666021368089?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Manaj po kalon një moment të shkëlqyer dhe nëse ruan të njëjtin ritëm nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në një kandidat për trajnerin Sylvinho, për në Euro 2024.