4 vjeçarja çeke bëhet personi më i ri që arrin në kampin e alpinistëve në Everest

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arritja te kampi i bazës së majës më të lartë të botës Everest, është një sipërmarrje e vështirë cilado që të jetë mosha e njerëzve.

Por për 4-vjeçaren Zara, nuk dukej se ishte aq e vështirë edhe pse alpinistë të tjerë janë ndjerë keq ose kanë humbur ndjenjat.

Kampi ndodhet në lartësinë rreth 5000 metra dhe ka rreth 50% më pak oksigjen në krahasim me nivelin e detit.

Kjo do të thotë se nëse një person nuk mësohet me klimën e një lartësie të tillë mund të ndjehet keq dhe shpesh jeta e tij kërcënohet.

Zara me vëllanë e saj shtatë vjeçar dhe babanë alpinist David Šifra, arritën të kryenin marshimin rreth 200 km duke shijuar pamjet e mrekullueshme të Himalajeve.

Babai David tha se ishte siguruar që fëmijët të mos kishin probleme me oksigjenin.

Simptomat e sëmundjes së lartësisë ndjehej 6 deri në 24 orë pas arritjes së lartësisë 3000 metra, ndërsa maja e malit Everest i kalon 8000 metra lartësi.

David tha: “Nuk kishim probleme gjatë marshimit, Zara e vogël u mësua falë gjendjes së saj të mirë fizike. Alpinistë të tjerë u habitën me forcën e saj. Nuk e di si është e mundur që një 4-vjeçare të arrijë fizikisht e mendërisht diçka të tillë?”

David shtonte se forca dhe vendosmëria e Zaras për të sfiduar lartësinë dhe fituar rekordin, vjen ngaqë ajo është rritur në Malajzi.

Rekordi mëparshëm botëror për personin më të ri që ngjitet në kampin e Everest ishte Prisha Lokesh Nikajoo, në vitin 2023, e cila ishte vetëm 5 vjeçe./E.T

 

Të fundit

Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Rama: Jemi konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median në lidhje me çmimin e ri të energjisë elektrike "Ulja e parë e çmimit...

Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

Ekipi i mjekëve në QSUNT ka realizuar një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në kokë përmes vetullës Ekipi i mjekëve...

Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip

Endri Çekiçi, Etrit Berisha, Florian Kamberi, Kastriot Dermaku dhe Sokol Cikalleshi janë pa ekip dhe në kërkim të minutave në fushë. Dritarja dimërore e transferimeve...

Si frika ju çon që të jeni kush nuk jeni

Frika është një emocion mbrojtës, një përgjigje që mendja jonë aktivizon në rast rreziku. Frika se nuk mund të kënaqësh pritjet e vetes ose...

Ukraina pretendon se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra...

Lajme të tjera

Web TV