Mekanizmi në tru që na mëson të qëndrojmë larg nga dhunuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mekanizmi që i mëson ata të qëndrojnë larg nga dhunuesit është zbuluar në trurin e minjve: pasi sulmohen ose humbasin një luftë, kafshët e mundura ikin nga ata që i lëndojnë për javë të tëra, një sjellje e quajtur ‘tërheqje’ e cila ndikohet nga një zone e hipotalamusit, pjesa e trurit që kontrollon urinë, gjumin dhe nivelet e shumë hormoneve.

Mekanizmi u identifikua nga hulumtimi i koordinuar nga Instituti Mjekësor Langone i Universitetit të Nju Jorkut dhe i botuar në revistën Nature.

Duke pasur parasysh ngjashmëritë midis trurit të minjve dhe njerëzve, zbulimi mund të çojë në trajtime të reja për çrregullime të tilla si autizmi, ankthi dhe çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes.

Studiuesit e udhëhequr nga Takuya Osakada vëzhguan se si dhimbja gjatë një zënke, e shkaktuar për shembull nga një pickim, shkakton lirimin e oksitocinës, të ashtuquajturit “hormoni i dashurisë”. Në këtë rast, roli i tij është shumë i ndryshëm, sepse përbën një sinjal rreziku që lidh dhimbjen me erën e kundërshtarit: në këtë mënyrë, herën tjetër që afrohet ‘ngacmuesi’, aroma e tij e shtyn viktimën të qëndrojë larg.

“Gjetjet tona ofrojnë njohuri të reja se si oksitocina brenda hipotalamusit nxit mësimin nga përvojat traumatike sociale,” shpjegon Osakada. “Ndërsa hormoni shpesh lidhet me sjellje pozitive si edukata – shton studiuesi – studimi ynë nxjerr në pah rolin e tij kyç edhe në konfliktet sociale”.

Truri i njerëzve nuk është saktësisht i njëjtë me atë të minjve, por hulumtimet e mëparshme tashmë kanë demonstruar sjellje të ngjashme ‘tërheqëse’ pas disfatës sociale në shumë specie, përfshirë njerëzit. Për shembull, tek fëmijët përvoja e ngacmimit është lidhur me një rritje të izolimit social dhe mungesave në shkollë./E.Ç

Të fundit

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Agnesa, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

''Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren me disa përkujtimore të ferrit të së shkuarës, siç ishin kampet e...

Detajet e inaugurimit të Trump, 600 të pranishëm! Shumë të ftuar mbeten jashtë Kapitolit

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e...

Lajme të tjera

Web TV