“Luftë” kundër hapjes së Universiteteve private/ Studentët, demostratë masive në athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demostratë masive edhe sot në Athinë e qytete të tjera të Greqisë kundër projektligjit të fundit të ministrisë së Arsimit e ministrit Kyriakos Pierakakis për themelimin e universiteteve private në Greqi.

Grevat studentore janë traditë shumëvjeçare në Greqi, si dhe protestimi kundër barazimit të vlerës së diplomave të kolegjeve private me ato të universiteteve greke shtetërore, por ministri aktual duket i vendosur, përderisa përfshihet dhe në programin parazgjedhor të partisë qeverisëse. Në projektligj përcaktohet se nxënësit do të marrin pjesë në të njëjtat provime panhelenike të maturës edhe për pranim në këto universitete, por as ky nen nuk ka qetësuar gjakrat, me rezultat universitetet shtetërore të mos funksionojnë këtë vit pas festave, me shumicën e studentëve të rrezikojnë edhe semestrit e parë.

Sot, ditën e prezantimit në platformën dixhitale qeverisëse për diskutim publik, në qendër të Athinës këto momente po zhvillohet demonstrata më e madhe të organizuar, me pjesëmarrjen e 150 organizatave studentore dhe të pedagogëve, 8 prej tyre janë të stafeve drejtuese universitare e pedagogëve.

 

 

Studentët në deklaratë rrëzojnë pretendimet e ministrit për kritere të drejta duke theksuar se po tregtojnë dijen dhe hedhin poshtë vlerën e diplomave të institucioneve arsimore greke, duke vendosur kosto të lartë në studimet e të gjitha degëve që duhet të mbeten falas.
Ndërsa pedagogët protestojnë për subvencionimet e ulëta në kërkime shkencore, mungesën e fondeve në institucionet akademike dhe kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve në shtet përkundrejt në privat.

Gjatë fillimit të protestës situata u tensionua mjaft mes studentëve, sipas të dhënave për cilën organizatë do drejtonte demonstratën, për rreth 30 minuta disa organizata u përleshën ashpër, 8 studentë u plagosën rëndë, ndërsa situata u qetësua me ndërhyrjen e policisë. Studentët u shoqëruan me ambulanca në spital, disa prej tyre kanë goditje të rënda.

 

 

/O.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV