Vrasja e Liridona Murselit, zgjatet paraburgimi për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ditën e sotme të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortin e saj Naim Murseli, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë u ka vazhduar masën e paraburgimit Murselit, Plavës dhe Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Sipas hetimeve, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën dhe teksa e gjithë familja ishte në automjet, rreth orës 20:20, ai i del para makinës i maskuar në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën./O.S

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV