Emri/ Ktheu zyrat e ish-gazetës në “shtëpi bari”, e pëson keq shqiptari në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

39-vjeçari shqiptar, Dino Marku është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një “shtëpi bari”.

Marku u arrestua më 9 janar, ndërsa në momentin e kontrollit të “shtëpisë së barit”, ai u kap teksa fshihej pas disa kutive. Mediat e huaja raportojnë se pak kohë më parë ai kishte shkuar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe në këmbim në 10 mijë paundëve kishte pranuar që të kujdesej për një “shtëpi bari” në Poëys.

“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të County Times. Ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”-, tha prokurori Philip Clemo.

Raportohet po ashtu se ish-zyrat e gazetës “County Times”, ishin ato që qenë kthyer në “shtëpi bari” ku u gjetën 246 bimë, me vlerë rreth 258,000 £. Gjykatësi Timothy Petts që dha dënimin me 18 muaj, tha po ashtu se Marku do të depërtohet në Shqipëri./O.S

Të fundit

“Paketa e Maleve” / Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri

''Paketa e Maleve” është projektligji më i fundit i miratuar në mbledhjen e qeverisë që synon të mundësojë investime...

Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të ndërmarrin rreziqe

Provoni të shoqëroni një fëmijë ose nip në një shesh lojrash me një piramidë me litar disa metra të lartë, disa vende fshehjeje dhe...

Këshilli i Europës në Prishtinë

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takohet me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim produktiv me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorin Silvio Gonzato. Patëm një diskutim të...

Një fillim i gjelbër për vitin 2025: Transformimi urban në qytet

Viti 2025 ka nisur me një vrull të ndjeshëm, ku lagjet dhe rrugët e qytetit po marrin një pamje më të gjelbër dhe të...

Lajme të tjera

Web TV