Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari e dorëzon atë në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro.

Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren. “Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin). Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

“Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë./e.t

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV