Pajisja e hoteleve me certifikatë kategorizimi/ Kush nuk zbaton ligjin gjobitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore në sektorin e turizmit tashmë hotelet do të duhet të pajisen me certifikatën e kategorizimit.

Procedurat për aplikimin e certifikatës do të kryhen në e-albania ku subjektet duhet të ngarkojnë disa dokumente,m nëse bëhet fjalë për një bujtinë, hotel, motel, resort e të tjerë.

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore në sektorin e turizmit, në listën e strukturave akomoduese që kanë detyrimin të pajisen me certifikatë kategorizimi janë shtuar edhe disa njësi të tjera.

“Janë shtuar disa kategori të reja të struktrave akomoduese, strukturat e reja janë apartamentet, dhoma, dhe grup apartamentesh që janë struktura akomoduese që po përdoren shumë në air bnb. Prej sistemit të qendrave historike, kemi edhe dy kategori të reja që janë hotele në qendra historike dhe struktura që vjen nga Italia, që është hoteli i shpërndarë.

Gjithë proceset e fushës së turizmit, Ministria e Turizmit i ka online në e-albania, ku futet edhe procesi i kategorizimit. Në kuadër të derregullimit, Ministria e Turizmit në dhjetor kreu një proces shkartisjeje të dokumentacionit, duke e bërë të lehtë procedurën, kërkon pesë dokumente bazike si mbrojtja kundër zjarrit, akti hjigjieno-sanitar, një nipt ose id e pronarit të subjektit dhe një planimetri dhe brenda 10 ditëve nga aplikimi në e-albania, subjektet pajisen me certificate”, ka thënë Sofjan Jaupaj, Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit

Për tu pajisur me certifikatën nuk do të ketë kosto. Por do të ketë gjobë për subjektet që kapen pa certifikatë kategorizimi.

Gjobat variojnë nga 200-400 mijë lekë bazuar në numrin e dhomave./O.S

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV