Raportimi i terrorizmit në media, nga informim rrezikon të kthehet në nxitës të dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Anxhela Ruçi

Terrorizmi është një nga temat që raportohet në të rrallë në mediat shqiptare, me përjashtim të përkthimeve nga mediat botërore në ngjare të jashtëzakonshme.

Një nga problemet më të mëdha të raportimit të këtyre ngjarjeve është moscensurimi i pamjeve filmike apo fotografive të viktimave të sulmeve terroriste.

Jo rrallë herë edhe mediat shqiptare kanë rënë pre e shkeljes së etikës, duke transmetuar pamje filmike të pacensuruar në primetime ose në orare të tjera, kur televizori ndiqet edhe nga fëmijë apo persona nën moshën 18 vjeç.

Raste të tilla raportoheshin pothuajse përditë nga media, në kohën kur i ashtëquajturi “shteti islamik” rrëmbeu vëmendjen e medias me fëmijët që kryenin akte makabër apo me pamje filmike të viktimave të vrarë nga anëtarët e shtetit islamik.

Problemi i raportimit të çështjeve terroriste është një problem global, ku mediat bien pre e sensacionit dhe fillojnë shpërndajnë pamje të frikshme, të cilat në një farë mënyre rrisin audiencën e terroritëve dhe i bëjën ata më të njohur globalisht.

Në rrjetet sociale, nëse kërkon me fjalë kyçe, terrorizëm apo ISIS dalin me mijëra artikuj dhe video të pacensuruara, të përgatitura nga “zyra e shtypit” të shtetit islamik.

Shumë video në kanalet e youtubit, të shpërndara nga media prestigjoze numërojnë miliona shikime, mënyrë kjo që tregon se sa të prirur janë ndjekësit të shikojnë dhe pëlqejnë veprimet e dhunshme.

Media ka një funksion jo vetëm informues por edhe argëtues, siç quhet ndryshe “infoteimant”, prandaj media duhet të bëjë kujdes në mënyrën sesi raporton disa çështje siç është terrorizmi. Përsëritja e vazhdueshme e informacionit dhe transmetimi i tij në mënyrën jo të duhur mund të kthehet bumerang dhe ndërkohë që ajo ka mision informimin, mund të bëhet nxitëse e dhunës.

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV