Bllokimi i kufirit me Greqinë/ Turistët të painformuar, mbesin në doganë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJIROKASTËR– Greva e sindikatës doganore në Greqi ka paralizuar qarkullimin normal të automjeteve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Kjo grevë, e cila pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka shkaktuar pengesa për udhëtarët, por dhe për grupe turistësh, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të kësaj mase.

Gazetari i ABC News, Elidon Berberi, nga Kakavija raporton se një grup turistësh nga Tajvani kanë mbetur në doganë pasi nuk kanë patur informacion për bllokimin e kufijve.

“Ka pasur disa grupe turistësh nga Tajvani, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të bllokimit të kufirit dhe janë detyruar të kthehen pas në Gjirokastër”, raportoi ai.

Jashtë kamerave, turistët janë shprehur se pasi kanë vizituar Shqipërinë destinacioni i radhës ishte jugu i Greqisë, por bllokimi i kufirit i ka detyruar të kthehen pas dhe të akomodohen në Gjirokastër.

“Nga ajo që diskutova me ta, thanë se kishin shëtitur në mbarë Shqipërinë dhe do shkonin në jug të Greqisë dhe më pas do të ktheheshin sërish në Shqipëri”, raportoi gazetari.

Greva nuk i ka penguar këmbësorët të kalojnë në të dyja anët e kufirit. Të martën në Kakavijë kanë kaluar në të dyja anët e kufirit mbi 300 persona, ndërsa kalimi i tyre është bërë pa bagazhe, ashtu siç kishte njoftuar Policia Kufitare dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

“Ka edhe nga ata persona që kanë kaluar kufirin në këmbë dhe pa bagazhe. Gjatë ditës së djeshme ka pasur 310 shtetas, të cilët kanë kaluar në të dyja anët e kufirit”, shtoi gazetari./O.S

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV