Paralajmëron Orban: Perëndimi është një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë”.

Ky është paralajmërimi i kryeministrit hungarez Vikton Orban në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Europën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin. Në Europë atmosfera është ajo e luftës dhe politika dominohet nga logjika e luftës. I shoh të gjithë duke u përgatitur për luftë”, tha ai.

Megjithatë, Orban specifikon se vendi i tij duhet të qëndrojë jashtë.

“Ne hungarezët e dimë se çfarë është lufta. Na mjaftoi. Jam i bindur se duhet të qëndrojmë larg kësaj lufte. Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet sërish lodra e fuqive të mëdha. Pra, ne duhet të avokojmë për paqen në shtëpi, në Bruksel, në Uashington, në OKB dhe në NATO”, përfundoi ai,

Në fillim të kësaj jave, gjatë një fjalimi në një ngjarje në Budapest, Orban akuzoi liderët europianë për përdorimin e “logjikës së luftës” mes pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Ai ka bërë një sërë deklaratash të diskutueshme për Ukrainën, duke e quajtur atë një “protektorat” të Perëndimit. Orban përsëriti gjithashtu propozimin e tij se Ukraina duhet të jetë një “zonë neutrale” midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s./kb

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV