10 kuriozitete që nuk i dije për Koloseun në Romë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1. Përmasat.
Koloseu është një ndërtesë në formë elipsi, e gjatë 189 metra, e gjerë 156 metra dhe mbulon një zonë rreth 24 mijë metra kartorë. Koloseu mund të mbajë një kacapitet prej 50 mijë spektatorësh.

2. Ndërtesa.
Ndërtimi i Koloseut kërkoi pak më shumë se 5 vite, nga viti 75 deri në vitin 80 pas lindjes së Krishtit.

3. Emri.
Fillimisht u emërtua “Amfitearti Flavian”. Emri “Koloseu” u vendos përgjatë mesjetës, ndoshta për shkak të vendndodhjes pranë statujës së “Gjigandit” të Neronit. Sipas legjendës, ai shkonte në një tempull pagan ku adhuronte djallin. Në fund të çdo ceremonie, prifti i pyeste ndjekësit e tij, “Colis Eum?” (Do you love Him?).

4. Ekzistojnë 80 hyrje, nga të cilat njëra njihet si “Hyrja e vdekjes”.
Në mënyrë që të mbante 50 mijë spektatorë, duhet të sigurohej edhe një sistem i mirë i hyrjeve dhe daljeve. Ndaj, u krijuan gjithsej 80 hyrje, një nga të cilat njihet si “Hyrja e vdekjes”.

5. Kishte ashensorë për kafshët.
Hipogeum ishte një shtesë e mëvonshme e amfiteatrit. Ai funksiononte fiks si një anije, me rrota, sisteme, litarë dhe tuba.

6. Pishina e Koloseut.
Në pishinë organizoheshin gjithashtu dyluftime, por kishin më pak sukses krahasuar me ndeshjet e gladiatorëve. Për ta mbushur hapësirën e pishinës me gjithë gjërat e nevojshme, duheshin tëpaktën 7 orë.

7. Koloseu është qendra e shumë filmave romantikë.
Shumë filma romantikë janë xhiruar në zonën e Koloseut, si dhe brenda tij. Shumë, ama jo filmi “Gladiatori”. Ishin të shumta arsyet pse drejtori i filmit “Gladiatori”, Ridley Scott, vendosi të mos e filmonte filmin brenda Koloseut në Romë.

8. Ka gjithë kushtet për mbrojtjen nga shirat.
Për të plotësuar nevojat e gjithë qytetarëve, u krijua një sistem i posaçëm për të mbuluar gjithë arenën dhe për të mbrojtur spektatorët në raste shiu. Mekanizmi i krijimit të këtij sistemi u krijua nga marinarë specialë.

Lexo edhe :  Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

9. Hyrja në lojëra ishte falas.
Nëse nuk mundeshe ta paguaje dot biletën për të parë ndeshjet, ama të pëlqente gjaku në arenë dhe ishe nga Roma, kaq mjaftonte. Për të promovuar politikat e kohës, drejtuesit e Koloseut i lejonin hyrjet falas të gjithë romakëve.

10. U organizua për të plotësuar gjithë kërkesat për rehati nga plebenjtë.
Një arritje e jashtëzakonshme nga planifikuesit romakë, u bë për të siguruar që kjo pikë referimi publike të kishte të gjitha lehtësitë. Ujësjellësit ruanin ujin, i cili u mobilizua përgjatë Koloseut për përdorim publik përmes tubave që kalonin nëpër mure./E.Ç

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV