Fitoi çmimin e parë, njihuni me “qenin më të shëmtuar në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qen në SHBA është kurorëzuar si më i shëmtuari në botë.

Pekinezi 8-vjeçar Wild Thang fitoi çmimin e parë në konkursin “Qeni më i Shëmtuar në Botë” që organizohet në Kaliforni. Ai ka marrë pjesë 5 herë, është renditur i dyti 3 herë dhe më në fund ka arritur të triumfojë.

Wild Thang u sëmur nga murtaja e qenve kur ishte këlysh, shkruhet në biografinë e tij.

“Ai mbijetoi, por me dëmtime të përhershme. Dhëmbët nuk i dolën, gjuha i rri jashtë dhe këmba e djathtë e përparme lëkundet gjithë kohën”.

Përtej problemeve fizike, ai është një qenush “i lumtur dhe i shëndetshëm”.

Wild Thang dhe pronarja e tij, Ann Lewis morën një çek prej 5000 dollarësh.

Konkursi i Qenit më të shëmtuar në botë organizohet prej thuajse 50 vjetësh dhe “feston për defektet që i bëjnë të gjithë qentë të veçantë dhe unikë”, shkruhet në faqen zyrtare duke theksuar se nuk ka si qëllim që “të tallet me qentë e shëmtuar”./E.Ç

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV