Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pianisti nga Skrapari, Adelajd Zhuri mahnit Italinë me performancën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hajri Nuhu

Një postim në rrjetet sociale më mrekulloi. Pianisti i shquar nga Skrapari, Adelajd Zhuri më 25 maj jep koncertin recital me orkestrën Ceman në shtëpinë e operës së Triestes në Itali.

Ky ishte njoftimi zyrtar. Kemi shumë nevojë për lajme të tilla. Për arritjet e çdo shqiptari gëzohemi. Ndoshta dyfish kur ai është nga treva tomorriane.

Adi është djali i Baki Zhurit, me origjinë nga Postena e Tomorricës. Fëmija i dy intelektualëve të njohur në Skrapar. Ai ishte disamuajsh kur prindërit e tij erdhën në Tiranë.

 

Në moshën 3-vjeçare shkon në kopësht. Fati e deshi që edukatorja, me origjinë nga Dibra, kishte mbaruar shkollën për mësuese muzike.

“Djalin e ke talent në muzikë! Shikoje”!

Në këtë konstatim ajo ishte këmbëngulëse.

Dhe Adi vogël bënte solistin gjatë shfaqjeve të ndryshme. Kishin kaluar dy vjet dhe sa herë që prindërit shkonin për ta çuar e ta marrë nga kopshti, ajo ngulte këmbë në talentin e djalit.

“Unë mendoja se ishte i vogël dhe duhej kohë që ai të shpaloste pjesën e talentit” – thotë i ati. Por si edukatorja mendonte edhe vëllai i madh i Baikut, Neimi, mësues e drejtues në arsim.

Ia përsëriste sa herë shkonte në Kuçovë. Se Adi nuk “rrinte rehat”. Bakiu kujton Adin e vogël. Merrte lugë e pirunëd e sajonte melodinë..Edhe këndonte. Këto, gjithësesi më bënë të mendohesha e të kërkoja.

 

Aleksandër Lalo: Ky djalë do të ecë shumë…Do të bëj një këngë për Adin!…

 

“Në fakt kompozitori i madh bëri “orakullin”. Më mbështeti. E pabesueshme, por një ditë kisha shkuar për të takuar një shokun tim në një kompani të sigurimit të automjeteve. Aty për fat gjeta Lalon”, – thotë Bakiu.

U ulëm së bashku me shokun tim në një kafe. Ia them “hallin” profesorit. Ai e dëgjoi e i ftoi që së bashku me djalin të shkonim në shtëpinë e tij. Aty e provoi djalin të këndonte dy këngë për fëmijë. I binte pianos dhe herë pas here e shikonte me simpati fëmijën 5-vjeçar.

“Eshtë shumë mirë! Do të bëj një këngë për Adin!”

Fjalët e mjeshtrit u konkretizuan. Në moshen pesë vjeç e gjysëm Adi ngjitet në skenën e Festivalit Kombëtar të Fëmijëve në Shkodër.

Për këngën e tij vargjet i bëri i papërsëritshmi Jorgo Papingji dhe orkestrimin Edison Miso. Kënga “A s’më thoni a kam faj unë” u bë hit ndër këngët e fëmijëve.

Adi shkëlqeu në atë festival si këngëtar. Të vegjël e të rritur dëgjojnë edhe sot këngën e bukur fëminore “ Mor bubrrec”.

Edhe aty në variantin e përpunuar me muzikë të Ardian Hilës është zëri i Adelajdit.

Profesor Lalo  sugjeroi që djali të vazhdonte Liceun Artistik “Jordan Misja”. Aty duhet të fillonte me një instrument.

Lexo edhe :  Starton në Elbasan edicioni i IX-të i takimit kombëtar të Orkestrave të harqeve

Që në vitin e parë prindërit i blenë piano. Mësuesja e tij, Valbona Kasaj e shoqëroi në vitet e liceut. Adi u rrit me muzikën.

Gjatë viteve në Tiranë ai ishte që nga viti 2008 kur ishte vetëm 10 vjeç u bë fitues i disa konkurseve dhe çmimeve speciale si EPTA-Albania,”Këngët e tokës” ,”Pjetër Gaci” etj. Ai interpretoi disa herë recitale solo dhe me ansamble te ndryshme të muzikës së dhomës.çmime mori Vlorë, Sarandë, Barleta Itali etj.

Më pas erdhi Akademia e Arteve të Bukura. Pedagoge, një emër i madh në piano, Nora çashku. Por aty qëndroi vetëm një vit.

 

Magjia e tingujve të Adit përtej Adriatikut

 

Një konkurs ndërkombëtar për të rinj ia prishi qetësinë dhe i zgjoi të tjera ëndrra. Se Adi ka talentin, por është kërkues ndaj vetes.

Konkurroi dhe mori pikët maksimale. Jo vetëm kaq, por edhe një bursë për të vazhduar studimet.

Në vitin 2017 fillon studimet në Konservatorin e Muzikës “G.Tartini” në Trieste.

I gjendur në klasën e mësuese Teresa Trevisian ai shkëlqen. Në 6 vite ai fitoi më shumë se 20 çmime në Itali dhe jashtë saj. Ka interpretuar në koncerte e festivale të ndryshme se “ Në tingujt e vendeve”,”Piano city Porderone””Piano city Trieste”, Festivali “Lipizer”, në vitin 2021 merr vendin e parë në konkursin e pianos “Ugo Amendola” dhe regjistron CD-në e tij të pare, prodhuar nga një kompani e njohur diskografike në Romë.

Paraqitet si befasi dhe fiton çmime në Bolonja, në Nish, Serbi, në Slloveni, Kroaci e gjithandej.

Tani Adi vazhdon studimet në Lugano në Zvicër. Eshtë një master i ri me profesoreshë të njohur, Nora Doallo.

Një djalë i ri që vazhdon një ëndërr në fushën e muzikës. Ka marrë pjesë ndër vite në master-klasë me profesorë të njohur të fushës si Ayemi Ikeba, Ruben Dalibaltan, Naum Grubert, Flavio Zaccaria, Daniel Rivera, Alexandër Gadijev etj.

Në recitalin e Triestes u duatrokit gjatë talenti i tij. Ai qytet e do shumë. Edhe ai e do. Eshtë një lidhje e bukur. Qytetarë e artdashës të shumtë mbushën përplot shtëpinë e operës së qytetit të njohur. Në koncert ishin të ftuar edhe familja e tij, shokët e profesorët e tij.T ë gjithë provuan emoncione.

Prindërit më shumë.

Se Adi është nga ata djem që u ka shpërblyer çdo sakrificë të tyre për ta mbështetur në këtë rrugë të gjatë e të bukur. U ndjenë krenarë jo vetëm ata. Krenaria dukej edhe në praninë e sytë e mjaft shqiptarëve të pranishëm.

Se mjeshtri i pianos Adi është, vetëm 26 vjeç, dhe ka nisur një udhëtim të gjatë për të bërë. Një rrugë për të ngjitur maja të tjera në fushën e muzikës.

Të fundit

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka...

Çfarë ndikimi mund të kenë në Tokë shpërthimet e mëdha diellore?!

Shpërthimet diellore të lëshuara nga Dielli mund të kenë një efekt të mëvonshëm në Tokë. Të martën më datë 1 tetor, Dielli lëshoi ​​dy...

E keni ditur gabim! Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat

Ka shumë persona që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet...

Hendeku gjinor në Shqipëri/ Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si...

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Nga Mero Baze Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe figurë, se si Komandanti I...

Lajme të tjera

Web TV