Kamala Harris del për herë të parë në publik pas tërheqjes së Joe Biden nga gara

Zëvendëspresidentja e qeverisë amerikane, Kamala Harris, ka dalë publikisht për herë të parë pas njoftimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, se po tërhiqet nga gara për zgjedhjet e nëntorit.

Fillimisht, Kamala Harris foli për lidershipin e shkëlqyer të Joe Biden, ndërsa për sprovat me shëndetin e tij (ai u diagnostikua pozitiv me koronavirus pak ditë më parë), tha se “ndihet më mirë dhe mezi pret të kthehet në detyrën e tij presidenciale”./kb