Vetëm pak ditë më parë, Matthijs de Ligt dukej vërtet një hap larg veshjes së fanellës së Manchester United, sot gjërat kanë ndryshuar. Negociatat papritmas ngecën, pasi “Djajtë e Kuq” dhe Bayerni i Mynihut nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për çmimin e kartonit të futbollistit holandez.
Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare e cila i është kthyer mbrapsht dërguesit pasi u gjykua se nuk i përmbushte pritshmëritë.
Djajtë e Kuq mësohet se kanë ofruar ofruar 30 milionë euro, plus pesë milionë në formën e bonuseve, por për klubin bavarez ishte ofertë shumë e ulët.
Siç raporton Bild, De Ligt ka arritur tashmë një marrëveshje me Manchester United disa kohë më parë, por rruga që të çon në tym të bardhë është ende e gjatë.