Kemi hyrë në muajin e fundit të verës dhe siç tregon gjithçka, temperaturat do të mbeten në nivele mjaft të larta, pasi gushti sjell disa ndryshime në skenën planetare, por edhe pritje e vonesa. Këto do jenë të rejat astrologjike që ai sjell me vete:
– Mërkuri, i cili ka kaluar tranzit në shenjën e Virgjëreshës më 26 Korrik, do të kthehet në retrogradë në 6 Gusht dhe do të qëndrojë deri në 30 Gusht, duke u kthyer përsëri në shenjën e Luanit 21 gradë. Çështjet personale, profesionale apo familjare që ju kanë pushtuar do të kthehen sërish në plan të parë. Do të ketë vonesa dhe shumë pengesa, llogaritje të gabuara dhe shqetësime, e njëjta gjë për Ujorin, Luanët, Akrepin dhe Demi , pasi do të kalojë edhe në shenjën e Luanit, megjithëse në fazën e parë do t’i shihni të anuluara ose të shtyra për një kohë të pacaktuar çështjet tuaja financiare dhe dashurie e shoqërie. Por mbase do të vijnë para që prisnit ose hua që nuk ju kthyen ose një ish do të rishfaqet në mënyrë dinamike.
– Hëna e Re zhvillohet në datën 4 Gusht, në shenjën e Luanit dhe ju shenjat Akrep dhe Dem nga fillimi i muajit jeni të ftuar të mbyllni derën pas jush përgjithmonë për të nisur një cikël të ri si në fushën profesionale ashtu edhe në atë të dashurisë. Është e qartë se asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi mund t’ju duhet të shkëputeni edhe me njerëz shumë të afërt ose t’u jepni fund situatave që nuk ju shërbejnë më. Nuk duhet të rrezikoni ndryshime, të merrni vendime të rëndësishme qoftë për bashkëjetesë-martesë, qoftë për ndarje, lëvizje apo ndryshim rrënjësor në jetën tuaj përndryshe mund të jetë një pendesë e gjatë. Dash, Bricjapi dhe Gaforrja, po merrni pjesë në mënyrë indirekte në lojë, ku të dhënat në sektorin tuaj të dashurisë dhe atë financiar po ndryshojnë në mënyrë drastike dhe tani jeni në garë për të marrë atë që meritoni vërtet. Mund te ketë përmbysje të mëdha për ju qe po përpubohen tani dhe do shfaqen ne Shtator
-Venusi ne datën 5 Gusht kalon te Virgjëresha, duke i dhënë një dimension më realist dhe “real” aferave të dashurisë për ju Virgjëreshat, Binjakët, Shigjetarin dhe Peshqit. Planet dhe ëndrrat tuaja e mëdha janë të mira, por askush nuk garanton që janë ashtu siç shpresoni ose enderroni ju. Dashuria kërkon punë për ta ruajtur, kështu që përveshni mëngët dhe filloni nëse doni ta mbani atë. Nga ana tjetër, çdo bashkëpunim do të matet në praktikë, ashtu si marrëdhëniet me familjen. Është një mundësi për të ndërtuar shtëpinë tuaj ose për të përfituar nga talentet tuaja për të avancuar profesionalisht. Demi dhe Bricjapi duhet të punoni fort për një çeshtje pronësia ose gjithçka ligjore. Në aspektin financiar dhe romantik do të përfitoni Luanët dhe Ujorët, përderisa keni moderim!
-Hëna e Plotë zhvillohet më 19 Gusht në shenjën e Ujorit. Ujorët, Luanët, Akrepi dhe Demi, jeni të ftuar të përballeni me sfidat, të ndërmerrni veprime konkrete dhe të merrni vendime kritike në çështjet e jetës tuaj personale dhe profesionale, qoftë për shkak të presionit psikologjik që do t’ju ushtrohet ose për shkak të ngjarjeve që do ndryshoni të dhënat tuaja deri tani. Marrëdhëniet, partneritetet, karriera apo çështjet e shtëpisë dhe familjare do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Nuk ka nevojë për panik dhe dramë, por për qetësi dhe shkëputje. Nuk përjashtohet një dashuri që do të lërë gjurmë thellë brenda jush për shenjat e Ujorit, Dashit, Peshores dhe Shigjetarit, si dhe një zhvillim i rëndësishëm financiar për ju Gaforret dhe Bricjapët pa garanci nëse do jetë për mirë ose keq.
– Dielli kalon te Virgjëreshënë dt 22 Gusht, duke e kthyer në qendër të vëmendjes ju Virgjëreshat, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Edhe pse ndiheni të lodhur dhe të friksuar nga mërkuri retrogradë, mos harroni se së shpejti do të kthehet i drejtë, kështu që do të keni mundësinë të fitoni përshtypje dhe të bini në sy në arenën profesionale. Prakticiteti, organizimi, rregullsia dhe puna e palodhur e Virgjëreshës do t’ju ndihmojë të rikuperoheni nga pushimet dhe pistat e verës dhe të bëni planet tuaja për sezonin e ri, i cili përveç punës mund të përfshijë edhe çdo gjë që lidhet me shëndetin tuaj, dietën apo stërvitjen. Demi, Akrepat dhe Bricjapët, do të jeni më këmbëngulës dhe të qëllimshëm edhe në aferat tuaja personale.
-Marsi do të qëndrojë te Binjakët gjatë gjithë muajit, duke ngacmuar Binjakët dhe duke ju shqetësuar Virgjëreshat, Shigjetarin dhe Peshqit. Me kaq shumë fronte të hapura do të krijojë, do të vraponi dhe nuk do të arrini. Nuk do mungojnë batutat por edhe zënkat, debatet dhe aksidentet, ndaj mos e nënvlerësoni inteligjencën e të tjerëve, mos u mundoni të provoni se dini më shumë se kushdo dhe mbi të gjitha mos u nxitoni sepse është absolutisht i sigurt se do të pengoheni./ S.M