“Ra koronavirusi e po njohim fqinjët”, ekspertët: Po forcohen lidhjet në komunitete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufizimet e krijuara nga distancimi fizik kanë nxitur krijimin e lidhjeve të reja mes njerëzve, më afër shtëpive të tyre.

Në komunitetet në mbarë botën, fqinjët tani janë duke bërë gjëra më kurioze si vendosja e kukullave të arinjve në dritaret e shtëpive dhe ritualet e mbrëmjes për të nderuar punonjësit shëndetësor që po trajtojnë pacientët e infektuar me Covid- 19.

Ka kaluar më shumë se një muaj që nga fillimi i zbatimit të masave kufizuese në Kaliforni, që kanë detyruar banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, me disa përjashtime të vogla. Shumë fqinjë po gjejnë mënyra të reja për të krijuar lidhje dhe shprehur dhembshuri me njëri-tjetrin.

Për prindërit e mbyllur me fëmijë të vegjël, ecjet e përditshme janë çliruese.

Në këtë lagje të Oaklandit, ecjet nëpër lagje, si ato të Brendan Moriarity-it dhe vajzës së tij Eloise, janë ngazëllyese.

Ka arinj në dritaret e shumë shtëpive, të pëlqen t’i gjurmosh ata?“, Brendan Moriarati pyet vajzën e tij.

Po“, thotë ajo.

Pashë që njerëzit po postonin fotografi të arinjve në dritaret e tyre dhe kuptova se ishte një fenomen. Atë natë edhe ne vendosëm një kukull arushi në dritaren tonë dhe bëmë një shëtitje në lagje për të parë se sa arinj do të mund të gjenim“, thotë Emi Hofmeioster, banore e qytetit të Oaklandit.

Sa arinj ke parë Ivy?“, Emi pyet vajzën e saj.

Dhjetë“, përgjigjet ajo.

Të ashtuquajturit “Teddy Bear Hunts” apo gjurmimet e arushëve lodra kanë nisur në shumë qytete të tjera, për të argëtuar dhe ngushëlluar ata që tani mund ta shohin botën si më të frikshme.

Lexo edhe :  I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Gazetari: “Ivy, si ndiheni kur shihni një lodër arushi në dritare?

Ivy:“E lumtur”, thotë ajo.

Në shumë qytete tani ka filluar një ritual i falenderimit të punonjësve të kujdesit shëndetësor, shpesh përmes duartrokitjeve. Susan Bernstein e solli atë në lagjen e saj.

Më pëlqeu shumë kjo ide dhe e solla në lagjen time. Njoftova fqinjët se do ta bëja këtë në orën njëzet. Kjo lëvizje mori hov shpejt dhe filloi të përhapej në të dy drejtimet e rrugës së lagjes sime. Tani kemi filluar t’i njohim më mirë fqinjët tanë“, thotë ajo.

Përshëndetja arriti në veshët e një punonjësi të kujdesit shëndetësor që banon në këtë lagje.

Ai na dëgjoi që në fillim. Me të vërtetë u prek, na falënderoi dhe na tha ju dua“, tha Susan Bernstein, nismëtare e këtij rituali në lagjen e saj në Oakland.

Ky është një nga shumë komunitetet, ku lidhjet e forcuara duket se do të tejkalojnë pandeminë./voa

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV