Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, si reagim ndaj pagave të ulëta që po marrin.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ditë më parë në një postim në Facebook.
Azemi ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të rritet në 550 euro, përndryshe kanë paralajmëruar se do të ndalojnë së punuari.
Punëtorët theksuan se situata aktuale është e paqëndrueshme dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të përmirësuar kushtet e tyre financiare. S.B