Në Bashkimin Sovjetik, fillon zbatimi i të ashtuquajturave Planet Ekonomike 5 Vjeçare.
Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e tetorit. Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë.
Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921.
Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Stalin vjen në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini.
Sipas Kushtetutës Bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.
Qeveria komuniste sovjetike e drejtuar nga Josif Stalin, nëpërmjet këtyre planeve ekonomike do të kishte si synim zhvillimin bujqësor, rural, dhe industrial të BRSS-së brënda një periudhe të shkurtër kohore. Por pavarësisht arritjeve, këto plane patën një kosto tejet të lartë ekonomike dhe njerëzore. Vetëm në Ukrainë si pasojë e urisë së madhe në vitet ‘30 do të humbnin jetën 6 milionë njerëz.
Kalendar
331 p.e.s. – Aleksandri mund Dariusin III të Persisë në Betejën e Gaugamelës.
1880 – Hapet fabrika e parë e llampës elektrikë nga Thomas Edison.
1888 – Botohet revista National Geographic per here te pare
1958 – U krijua NASA për të zëendësuar institutin e quajtur NACA.
1960 – Nigeria pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar.
1975 – Muhammad Ali mund Joe Frazierin në ndeshjen e boksit në Manila, Filpine.