Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Spartak Ngjela: S’ka qeverisje Rama-Meta, sepse Meta do goditet nga antikorrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela analizon zhvillimet e fundit politike mes presidentit dhe kryeministrit, pas dekretit të kreut të shtetit të ndryshimeve në Kodin Penal. Në një intervistë për Gazetën Fjala, Ngjela deklaron se kryeministri Edi Rama nuk duhet të kishte pranuar “sugjerimet” e Metës për zbutjen e ligjit që parashikonte dënime të ashpra për përhapësit me qëllim të sëmundjes.

Pas një përplasje të gjatë institucionale Presidencë-Qeveri, por edhe personale Rama-Meta, kohët e fundit, që me nisjen e pandemisë ka një afrim të dukshëm mes tyre, ku kreu i shtetit Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal. Pse ky ndryshim kursi?

Nuk kuptohet se ka një pakt Rama -Meta, pyetja që bëni ju është kjo: pse Meta firmosi dekretin e amendamenteve të Kodit Penal? Çështja është kështu: Meta ndërhyri me amendimin e vet për të ulur masat e dënimeve, Rama e kuptoi, ia dha uljen e masave dhe ai firmosi dekretin për kalimin e ligjit.

Ai që gaboi në këto momente është Rama, sepse ligji nuk duhet të ndryshonte, për faktin që përhapja e epidemisë është krim i rëndë për shumë shtete të Evropës deri në dënim me burgim të përjetshëm por, ajo që po shohim është që Rama pranoi uljen e masës së dënimit për nenet e Kodit Penal, por shpëtonte në të njëjtën kohë zvarritjen që do t’i bënte presidenti këtij ligji, dhe nga kjo kuptohet që Rama ka dashur që ligji të dalë sa më shpejt. Kjo është arsyeja që kuptojmë ne si moment kryesor në dekretimin që i bëri presidenti një ligji.

Duke u nisur nga ky arsyetim kuptohet se nuk ka ende një bashkëpunim midis Ramës dhe Metës. Por, a do vazhdojë procesi për shkarkimin e Metës?

Sigurisht që do të vazhdojë. Në shkarkimin e Metës nuk është vetëm dëshira e Ramës, por, kuptohet që është edhe politika e lartë Ndërkombëtare që nuk ia pranon Metës shkeljet dhe nonsenset që bëri në lidhje me kundërshtimin e Reformës në Drejtësi dhe sidomos në konfliktin për Gjykatën Kushtetuese.

Meta nuk është sjellë si një president, por si një njeri, i cili kërkon të shkatërrojë shtetin për t’i shpëtuar goditjes antikorrupsion, e cila ndërkohë i ka filluar. Meta do të shkojë me këmbët e tij drejt gjykimit në Gjykatën Kushtetuese se është personi më i akuzuar dhe që i ka sjellë shumë dëme shoqërisë shqiptare. Do të fitojë gjyqin, apo nuk do të fitojë gjyqin kjo është çështje provash; por që do të dorëzojë të gjithë pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme kjo është e padiskutueshme: e mira e tij është të nënshtrohet për ta kaluar më lehtë.

Me kthimin e normalitetit do shfaqet domosdoshmërisht çështja e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me anëtarët e tjerë. A pritet një “përplasje parimore” Meta-Rama, apo mund të ketë një marrëveshje që qeveria do mbajë “duart larg” kushtetueses, sidomos pas raportit paraprak të Komisionit të Venecias?

Gjykata Kushtetuese është kërkesë e domosdoshme, e cila ka marrë formën e kushtit nga Ndërkombëtarët. Ngritja normale e Gjykatës Kushtetuese është kërkesë që ka të bëjë me të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe për anëtarësimin e saj në BE. Formimin e saj sa më të shpejtë nuk e ndalon dot as Rama, as Meta çfarëdo që të bëjnë.

Gjykata Kushtetuese nuk do drejtohet në riformim, as nga Meta, as nga Rama, por nga procesi i vetingut dhe i Reformës në Drejtësi. Të gjithë anëtarët e rinj të saj duhet të kalojnë procesin e vetingut dhe të garancive të mëtejme për personalitetin e tyre, por ky është një proces që deri tani nuk është drejtuar nga shqiptarët, por nga Ndërkombëtarët. Fakti që deri tani është drejtuar nga Ndërkombëtarët dhe po të vazhdojë kështu, as Rama dhe as Meta nuk kanë ndonjë gjë në dorë për të deformuar personalitetin e Gjykatës së ardhshme Kushtetuese.

Lexo edhe :  Rikonstruksioni i komisariateve/ Plarent Ndreca, 4 orë në SPAK për hetimin e tenderave

Ky është mendimi në lidhje me pyetjen e gjatë që bëni, dhe deri tani kjo është e vërteta. Kështu siç janë renditur gjërat në Shqipëri ne nuk kemi forca të ndershme në drejtim, që të duan më shumë shtetin se abuzimin e tyre. Korrupsioni i lartë shqiptar nuk është një fenomen sporadik, por një fenomen mbarëkombëtar që ka lindur dhe është konsoliduar në strukturë  nga tre ose katër qeveri të korruptuara që kanë ardhur radhazi deri tani në Shqipëri.

Në qoftë se Ndërkombëtarët do të drejtojnë me dorë të fortë antikorrupsionin qeveritar në Shqipëri, tani që po pastrohet pushteti gjyqësor, dhe në atë nivel siç drejtuan me forcë antikorrupsionin në gjykatë, mendojmë se shoqëria shqiptare do të shpëtojë nga një zgjedhë njëqind vjeçare.

Kjo është shpresa jonë, dhe unë kësaj i qëndroj, sepse nuk kam parë që politika amerikane dhe politika e Bashkimit Evropian të kenë tërheqje në këtë aspekt, përkundrazi, ambasadorja amerikane edhe në një kohë pandemie nuk qëndron në heshtje për avancimin e reformës antikorrupsion në Shqipëri- këtë e kanë parë të gjithë.

Zgjedhjet me gjasë për shkak edhe të pandemisë do të zhvillohen në vitin 2021, nëse ka normalitet dhe rikthim të “marrëdhënieve të mira” Rama-Meta, a mund të flitet edhe për një bashkëqeverisje mes tyre pas zgjedhjeve të 2021-it? Gjithnjë nëse blloku opozitar nuk arrin shumicën?

Zgjedhjet në vitin 2021 nuk i kemi caktuar ne, janë kushtetuese; kush ka menduar se do kishte zgjedhje të parakohshme ka qenë naiv. Kjo situatë juridike deri përpara pandemisë ka qenë e drejtuar sidomos nga politika amerikane, dhe më pas edhe ajo e BE-së dhe Gjermanisë. Asnjë shans nuk mund të ketë për një qeverisje Rama – Meta, sepse Meta do goditet nga antikorrupsioni, si një gjë e sigurt, çfarëdolloj manovre që ai mund të bëjë.

Ekzistenca e vijueshme e Metës në drejtimin e shoqërisë shqiptare do të ishte shkatërrimi i Shqipërisë –prandaj, kjo kurrë nuk mund të ndodhë. Po Rama? Rama ka një provë të madhe përpara që është pandemia. Në qoftë se këtë situatë do ta nxjerrë me sukses, por do të arrijë edhe të mos lejojë destabilizimin e ekonomisë shqiptare, atëherë do të fitojë “kredo” edhe ndërkombëtarisht, pavarësisht që edhe ndaj tij ka dyshime të mëdha për korrupsion.

Pyetja juaj është që: a do vazhdojë korrupsioni shqiptar të drejtojë Shqipërinë nëpërmjet një marrëveshje të re qeverisëse midis Ramës dhe Metës? Kjo është pamundësi absolute se Meta nuk do të vazhdojë më dhe nuk do të jetë juridikisht i pranueshëm në zgjedhjet e vitit 2021. Për Ramën do të ketë dy kushte: kushti i parë është ai që përmendëm më lart, dhe kushti i dytë është: a mund t’i fitojë dot zgjedhjet e vitit 2021 në një shoqëri të lodhur nga varfëria dhe kriza që ka krijuar ajo klasë politike në 30 vjet?

Të fundit

Franca triumfon ndaj Italisë dhe del fitimtare e grupit, Belgjika zhgënjen ndaj Izraelit

Franca triumfoi 1-3 ndaj Italisë, në takimin e mbajtur në Milano. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën...

“Mamaja e ish-partnerit më rrihte”, shokon ish-konkurrentja e “Përputhen”

Pak kohë më parë, ish-banori i “Për’puthen” gjithashtu dhe ish i fejuari i Saide Buzit, Gerti ndezi rrjetin duke e akuzuar këtë të fundit...

Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të Jasir Asanit

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës,...

Pse shmangia e kujtimeve nuk funksionon?

Kujtimet e traumës mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme dhe të shkaktojnë tension. Shmangia është një mënyrë mbrojtëse, por përdorimi i saj i...

“Kurrë nuk jam intimiduar”, ish-nënkryetarja flet pa doreza:Ja pse u largova nga politika

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj ishte e ftuar këtë të diel në një emision televiziv ku foli mbi angazhimet e saj të mëparshme politike,...

Lajme të tjera

Web TV